2:01 /06/29 at /2017
Fillimi 5 LAJMET 5 LSDM partia e tretë tek shqiptarët

LSDM partia e tretë tek shqiptarët

VMRO-DPMNE tek maqedonasit dhe BDI tek shqiptarët vazhdojnë të kenë primatin sa i përket besueshmërisë së elektoratit edhe nëse sërish mbahen zgjedhje parlamentare. Kështu kanë treguar rezultatet e anketës së fundit të televizionit Telma, e cila në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, anketën në fjalë e ka realizuar nga data 10-15 maj me 1000 qytetarë, shkruan gazeta KOHA. Anketa, mes tjerash tregon se, edhe pas 27 prillit, kur protestues të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” hynë dhunshëm në Parlament dhe rrahën keq deputetët, sërish kryeson VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit. Kështu që, në pyetjen “Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të kishit votuar?”, për VMRO-DPMNE janë shprehur 24.5 për qind, LSDM ka marrë 23.7, BDI 8.5, BESA 3.7, Aleanca për Shqiptarët 1.8, PDSH 1.1, ndërsa nuk kanë treguar 13.7 për qind, ndërsa “nuk e di” kanë thënë 10.8 për qind. Të pyetur sipas etnitetit, për të njëjtën pyetje, për VMRO-në do të votonin 33.0 për qind e maqedonasve, derisa për partinë e Zoran Zaevit – 26.2 për qind. Tek shqiptarët, përqindje më të madhe ka marrë partia e Ali Ahmetit. Për BDI-në, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, janë shprehur 38.7 për qind, për BESËN 17.1, për Aleancën e Shqiptarëve 8.3, derisa për LSDM-në kanë thënë se do të votojnë 12.4 për qind e të anketuarve shqiptarë. (koha.mk)

Postuar nga Admin

Për Të Na Kontaktuar: Info@Tetova.al
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com