6:36 /05/23 at /2017
Fillimi 5 LAJMET 5 Kush e donte të vdekur Ziadin Selën?

Kush e donte të vdekur Ziadin Selën?

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, Mersel Bilalli në një intervistë për “Bota sot” ka komentuar ndodhitë e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Bilalli ka thënë se pa asnjë dilemë zgjedhja e Xhaferit është legjitime. Gjatë sulmit në Kuvend, Bilalli thotë se qëllimi ka qenë të vritet shefi i opozitës Zaev dhe Sela që të tubohet masa opozitare maqedonase e shqiptare, të krijohet gjendje konfliktuoze e përmasave të mëdhaja dhe të jepet shkas për aplikimin e gjendjes së luftës.

Bota sot: Si e vlerësoni gjendjen politike aktuale në Maqedoni?

Mersel Bilalli: Maqedonia , pas një ecje të shpejtë drejtë integrimeve në EU dhe NATO deri kah viti 2005,  e gjithë kjo u shemb me ardhjen e strukturës së Gruevskit me rrethin e tij familjar në pushtet dhe gjithçka mori të mbrapshtën. Çështja me emrin ku opinion maqedonas është tejet i ndieshëm qëllimisht u ngrit në piedestal të jetës apo vdekjes. Aeroporti u emërua me emrin  “Aleksandri i Madh” poashtu edhe autostrada e Korridorit 10, mandje u lansua edhe Antika e rrejshme. Këto u bënë qëllimisht që të provokohet Greqia si anëtare e NATO dhe UE që të vërë veto në procesin integrues të Maqedonisë dhe të bllokohen të gjitha proceset integruese. Pra, e gjithë kjo u bë qëllimisht që të minohet procesi euroatlantik dhe shteti të kthehet në rrugën lindore, ku krimi pa pengesë do të lulëzoj. Mos harrojmë se Maqedonia po të kishte vazhdua me tempon ekzistuese të viteve 2002 -2006, ajo në vitin 2011 do të ishte anëtare edhe e NATO-së edhe e UE, me siguri me emrin e përkohshëm FYROM.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Postuar nga Admin

Për Të Na Kontaktuar: Info@Tetova.al
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com