Humbin postet drejtorët që nuk flasin anglishten

Drejtorët e ndërmarrjeve komunale do të humbin postet e tyre nëse deri me një shtator vitin e ardhshëm nuk do të mësojnë gjuhen angleze. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj, të dëshmuar me certifikate valide, duhet të jetë të paktën B2, sipas sistemit të vlerësimit APTIS.

Afati për plotësimin e detyrimit për të njohur gjuhën angleze për drejtorët e ndërmarrjeve komunale parashihet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërmarrjet komunale, të përgatitur nga Ministria për transport dhe lidhje, të botuar kohëve të fundit në Regjistrin kombëtarë elektronik.

Zëdhënësi i Ministrisë për Transport dhe Lidhjeve, Kire Kocevski, thotë se neni 4 i ligjit në fjalë, duhet të rishikohet. Kocevski shton se propozimi duhet të jetë bërë nga Ministria për shoqëri informatike dhe administrate, duke u bazuar në ligjin për nëpunësit administrativ.

“Njohja e gjuhës angleze është kusht për drejtorët e ndërmarrjeve komunale. Por, risia është se ata që nuk do ta mësojnë gjuhën angleze, në afat brenda një viti dhe të sigurojnë certifikatë valide. Nëse ata nuk e sigurojnë këtë certifikatë, sipas ligjit u pushon mandati”, sqaron Kocevski.

The post Humbin postet drejtorët që nuk flasin anglishten appeared first on tetova1.com.

Source: Tetova1

Comments

comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *