12:53 /03/26 at /2017
Fillimi 5 LAJMET 5 Gruevski i ka pranuar pikat e Deklaratës shqiptar që nga viti 2015?

Gruevski i ka pranuar pikat e Deklaratës shqiptar që nga viti 2015?

Sipas Nova Tv, Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja i kanë pranuar kërkesat e BDI-së qysh në vitin 2015. Kjo del nga dokumente zyrtare të publikuara në faqen e internetit të qeverisë, të cilave u referohet ky televizion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nova Tv thotë se Gruevski ka negociuar detajisht për pikat e Deklaratës së tanishme politike shqiptare, dhe se është pajtuar për një ligj gjithëpërfshirës të përdorimit të gjuhëve, por në atë kohë filloi publikimi i të ashtuquajturave ”bomba” dhe vendi u fut në një krizë të thellë politike dhe ky ky dokument mbeti që të pretë kuvendin e ri dhe qeverinë që të jetë edhe zyrtarisht i futur në procedura kuvendore.

Madje, sipas këtij televizioni, qeveria ka porositur që të përgatitet buxhet për përkthyes, ndryshime të tabelave të institucioneve, shtypja e materialeve që tregojnë seriozitetin me të cilin kanë planifikuar që ta zbatojnë ligjin.

Në dokumentin për të cilin flet Nova Tv thuhet:

”T’u lejohet të gjithë qytetarëve që t’u drejtohen institucioneve qendrore në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa dallim të vendit të tyre të banimit, të sigurohet përkthim për aktet nënligjore në gjuhën shqipe, të sigurohet dhënie automatikisht e dokumenteve personale në gjuhën zyrtare për qytetarët e bashkësisë shqiptare, të lejohet drejtimi i seancave kuvendore në gjuhën shqipe, të sqarohen dispozitat për ligjin në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe të përfshihet edhe bashkia e Shkupit, të standardizohet përdorimi i gjuhëve zyrtare në të gjitha shenjat publike, sigurimi i zbatimit të plotë dhe përparimit të të drejtave gjuhësore në sektorin gjyqësor.”

Materialin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

 

Postuar nga Admin

Për Të Na Kontaktuar: Info@Tetova.al
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com