2:04 /06/29 at /2017
Fillimi 5 Teknologji 5 Facebook me një pamje të re në aplikacionin Messenger

Facebook me një pamje të re në aplikacionin Messenger

Përditësimi përmban seksione të reja për të parë mesazhet, miqtë aktualisht online në Messenger dhe grupet. Në fund të ndërfaqes së aplikacionit janë seksionet People, Calls dhe Games.

Kur në një prej fushave ka një aktivitet menjëherë do të shfaqet një pikë e kuqe. Përdoruesit do të vënë re gjithashtu pika jeshile ngjitur me përdoruesit që janë online.

Përditësimi do të jetë i disponueshëm në Android dhe iOS që nga kjo javë. 1 miliard përdoruesit e Messenger tani do e kenë më të lehtë fillimin e bisedave me miqtë por edhe bizneset.

Muajin e kaluar në konferencën F8 Facebook tha se do të zgjerojë kapacitetet e platformës së robotëve në Messenger.

Postuar nga Admin

Për Të Na Kontaktuar: Info@Tetova.al
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com