Dy persona të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në Kullën e Trumpit (Video)

Mëngjesin e së hënës zjarrfikësit në Nju Jork janë përballur me një zjarr që kishte shpërthyer në Kullën e Trumpit.

Shpërthimi i zjarri ishte raportuar rreth orës 07:00 të mëngjesit. Zyrtarë nga Departamenti i zjarrfikësve të Nju Jorkut thanë se zjarri shpërtheu në sistemin e ngrohjes, duke lënë të plagosur kështu dy persona, transmeton Telegrafi.

Sipas “The Guardian”, një person civil është trajtuar pasi që kishte pësuar lëndime të rënda, dhe një zjarrfikës i cili kishte marrë lëndime më të lehta.

U deshtë rreth një orë për të shuar zjarrin. Rreth 84 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes, disa prej tyre mbetën në çati rreth një orë më shumë.

Një nga djemtë e presidentit Donald Trump, Eric Trump, falënderoi zjarrfikësit për punën e tyre.

The post Dy persona të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në Kullën e Trumpit (Video) appeared first on tetova1.mk.

Source: Tetova1

Comments

comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *