1:53 /06/29 at /2017
Fillimi 5 LAJMET 5 Demant në lidhje me keqpërdorimin e Apelit për ndihmë të Amelës 4 vjeçare nga f. Pallaticë

Demant në lidhje me keqpërdorimin e Apelit për ndihmë të Amelës 4 vjeçare nga f. Pallaticë

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë kategorikisht demanton lajmin e postuar në web portalin top-news.mk dhe portalet tjera që e kanë kopjuar lajmin me titull ‘Amela 4 vjeçe e sëmur nga Tetova që përloti gjithë shqiptarët: Dua të jetoj, më ndihmoni!’

 

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë i informon të gjithë ushtruesit e detyrës gazetar dhe lexuesit e portaleve se në evidencën historike të Fondit, nuk egziston Kërkesë për mjekim jashta shtetit në emër të të siguruarës Amela Iseni ose në ndonjë emër të anëtarëve të familjes Iseni.

Pas kontaktit telefonik të sotshëm mes kabinetit të Fondit dhe prindit të Amelës, u qartësua realiteti i rastit të Amelës. Prindi i Amelës I.I., u prononcua se teksti që qarkullon nëpër portalet shqipe është i keqinterpretuar nga gazetarët, duke e shtrembëruar realitetin e Apelit për ndihmë.

Për të qenë më korekt ndaj këtij rasti, është e vërtetë e familja Iseni ka kontaktuar me personat e autorizuar të Fondit për zgjidhjen e situatës së vështirë shëndetësore të Amelës, tanimë 4 vjeçare,  por në kohën kur drejtori gjeneral i tanishëm, Orhan Ramadani nuk ka qenë i emëruar për ta ushtruar detyën si drejtor gjeneral i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.

Ju informojmë se Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë mundëson të gjitha barnat e listës pozitive të merren me recetë nga ana e të siguruarve ose refundimin e të njejtave në procedurë të paraparë me Ligj.

Fondi për sigurim shëndetësor i Republikës së Maqedonisë në çdo kohë është i gatshëm të ndihmojë të siguruarit në realizimin e të drejtave të tyre që rrjedhin nga Ligji për sigurim shëndetësor.

Postuar nga Admin

Për Të Na Kontaktuar: Info@Tetova.al
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com