17 vjeçarja e sëmurë me tumor jeton në skamje, shteti shqiptar e ka harruar

Përveç skamjes me të cilën përballen çdo ditë, familjes Patoku i është shtuar një problem më shumë.

Vajza e tyre 17 vjeçare, pas shtatzënisë është diagnostikuar me tumor. Lindita Patoku ka nevojë imediate për mjekim jashtë vendit, pasi mjekët në Shqipëri nuk i japin shpresë.

Mamaja e Linditës, Antoneta Patoku rrëfen për Report Tv me sytë e përlotur por me një zë të vendosur par1a vajzës se do bëjë ç’të jetë e mundur për ta shëruar, ndaj kërkon ndihmë për të. “Unë kam qenë në punë, kam dalë nga puna në momentin kur vajza u sëmurë.

Kam 4 muaj që po bredh vetëm nëpër spitale. Shkova e shtrova në spital dhe më thanë për mua merre dhe ik, sepse ne nuk mund të bëjmë më shumë. Dhe i kam thënë doktorit si mund t’ia thoni nënës këtë fjalë. Unë kërkoj ndihmë që ta coj vajzën jashtë shtetit, ta kuroj atje” , tha Antoneta.

Lindita ka nevojë për lëngje dhe ushqim të përzgjedhur, por familja Patoku nuk mund t’ia plotësoj pasi të 8 pjesëtarët e familjes janë të papunë. “Ah sa e mërzit jam, nëna do vetëm ta shoh vajzën sic e ka pasur. Kur nuk ha, kur nuk pi vajza ime më pikëllon shpirti”, tregon mamaja e Linditës.

E vetmja gjë që ka mundur të sigurojë Antoneta për të ushqyer mirë vajzën e saj dhe nipin që sapo i ka lindur, është një shtrydhëse frutash, e cila është e vendosur në karrigen e shtrembëruar në shtëpinë e varfër të tyre./Burimi: Report tv

The post 17 vjeçarja e sëmurë me tumor jeton në skamje, shteti shqiptar e ka harruar appeared first on tetova1.mk.

Source: Tetova1

Comments

comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *